Asgjë nga transferimi te Ak.Pandev, Darko Micevski transferohet në B e H!

Edhe pse emri i tij lidhej me një transferim të mundshëm te Akademia Pandev, kapiteni i Vardarit, Darko Micevski, me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Bosnje e Hercegovinë te skuadra e FK Borac, përcjellë “infOSport.mk”.

Është portali boshnjak “Sportsport.ba”, që ka bërë të ditur një gjë të tillë, teksa sipas të njëjtit burim ky transferim është shumë afër për tu realizuar.

Nëse vjen deri te realizimi i këtij transferimi, Akademia Pandev do të humbas një emër cilësor, duke pasur parasysh kualitetet e 28-vjeçarit Micevski, i cili në tetor të vitit të kaluar debutoi me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjen kundër Gjeorgjisë.

Stinorin vjeshtorë me Vardarin, Micevski regjitsroi 15 paraqitje, 3 gola dhe 3 asiste, ndërsa në përgjithësi me fanellën e skuadrës shkupjane, numëron 71 ndeshje dhe 15 gola të shënuar, transmeton “infOSport.mk”.

Ai gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Rabotniçkin (24 ndeshje) dhe Teteksin (16 ndeshje) në Maqedoni, ndërsa jashtë vendit kishte provuar veten me skuadrat serbe, Sloboda Uzhice, OFK Beograd dhe Novi Pazar, ekipin bjellorus të FK Minsk si dhe me ekipin e Al-Nejmeh nga Libani.

Leave a Reply