Erdon Daci protagonistë në fitoren e çmendur 4:3 të Konjaspor ndaj gjigandëve të Galatasarajit (VIDEO)

Erdon Daci doli të jetë protagonisti kryesor i super ndeshjes midis Konjasporit dhe Galatasarajit që dhuroi plotë 7 gola, dhe që në fund u mbyll me fitoren e skuadrës së shkupjanit që ndeshjen e mbylli me dy gola në rrjetën e Koçuk, njofton “infOSport.mk”.

Erdon Daci golin e tij të parë në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 41-të, ndërsa në minutat shtesë Galata u kundërpërgjigjë me golin e senegalezit Mbaje.

Megjithatë Daci me shumë stil e nisi edhe pjesën e dytë, kur vetëm pas 60 sekondave jo të plota edhe për herë të dytë mposhti portierin mysafir, duke kaluar sërish në epërsi Konjasporin.

Mbaje iu kundërpërgjigj Dacit me golin e dytë të shënuar këtë herë nga penaltia në minutën e 77-të, ndërsa vetëm pas 5 minutave Konjaspor po në të njëjtën mënyrë riktheu avantazhin falë golit të Demirok.

3:2 në ato momente për Konjaspor, mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi në minutat shtesë u shënuan edhe dy gola të tjerë, nga një në secilën anë. Kravets në minutën e 92-të shënoi për 4:2 në favor të Konjaspor, ndërkohë rezultatin final të këtij takimi, Konjaspor 4, Galatasaraji 3, e vendosi Çaglajan në minutën e 95-të, transmeton “infOSport.mk”.

Për Erdon Dacin ishin këto dy golat e parë këtë edicion në Superligën turke, derisa 2 gola të tjerë ka shënuar edhe kundër Manisa në kuadër të Kupës së Turqisë. Një nisje e mbarë për shkupjanin, i cili si duket ka mbushur mjaft mirë bateritë pranë familjes në Shkupin e tij të dashur, për tu rikthyer fuqishëm dhe për të paralajmëruar një vit shumë të mbarë. E pra Erdon qoftë viti 2021, vit i yti….

 

Leave a Reply