Vaki shqiptare, u shpallën kampion vjeshtorë, por drejtuesit e Flamurtarit ndërrojnë trajnerin!

Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës, stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë në grupin “B” në Ligën e Parë të Kosovës, mirëpo edhe kjo nuk ka mjaftuar që trajneri Jusuf Tortoshi të vazhdojë të udhëheq këtë skuadër edhe në stinorin pranveror, përcjellë “infOSport.mk”.

Kjo pasi drejtuesit e kësaj skuadre prishtinase kanë vendosur që të bëjnë ndryshime në shtabin teknik.

Ata postin e trajnerit sipas “Zëri.info” do i’a besojnë një trajneri boshnjak, emrin e të cilit nuk e bëjnë të ditur.

Ndryshe, me Tortoshin, Flamurtari i Prishtinës e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parë me 23 pikë, po aq sa kanë edhe Ulpiana dhe Vitia në pozitat 2 dhe 3.

 

Leave a Reply