Shkupjani Besnik Ferati ndërpret para kohe kontratën me Partizanin!

Merkatoja e janarit dita ditës po bëhet më e nxehtë, teksa çdo ditë po regjistrojmë lëvizje të futbollistëve. Një e tillë ka ndodhur sot edhe në rradhët e Partizanit të Tiranës, e që ka të bëjë me futbollistin shkupjan, Besnik Ferati, njofton “infOSport.mk”.

20-vjeçari përmes profilit të tij në facebook ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Partizanin që para kohe, duke pasur parasysh se me skuadrën nga Superliga shqiptare kishte kontratë deri me 30 qershor të vitit 2022.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e Partizanit. Pas takimit që pata me drejtuesit e klubit arritëm marrëveshjen për ta ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale. Dua të falënderoj presidentin Demi  drejtorin Olsi Rama dhe gjithë stafin për suportin që më kanë dhënë në gjithë këto vite që kam mbajtur veshur fanellën e Partizanit. Mirënjohje për çdo trajner dhe pjesëtar stafi që kam bashkëpunuar, si dhe për të gjithë futbollistët që bashkë arritëm shumë suksese. Dua të falënderoj pa masë të gjithë tifozët e kuq, që kanë qenë në çdo moment me ne dhe me zemër u uroj shumë suksese në vazhdim. Me shumë respekt, Besnik Ferati” – ka shkruar talenti shkupjan në profilin e tij zyrtarë në facebook.

Ferati skuadrës së Partizanit iu bashkua gushtin e vitit 2018-të, duke u bashkuar fillimisht me ekipin e të rinjëve, që më pas të depërtojë edhe në ekipin e parë, me të cilin edhe u shpallën kampion dy vite më parë.

Ai me fanellën e “Demave të Kuq” ka zhvilluar gjithsej 24 paraqitje, ku edhe ka shënuar një gol.

Leave a Reply