Zbulohet paga e Stenio Zhunior te Partizani!

Stenio Zhunior është goditja e parë e Partizanit në merkaton e janarit. Për shërbimet e brazilianit që ka luajtur te Shkëndija e Tetovës dhe së fundmi me skuadrën e Riga në Letoni, shfaqi interes konkret edhe Kukësi, por “Demat e kuq” arritën të bëjnë për vete brazilianin 29-vjeçar.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, Zhunior  me Partizanin ka firmosur kontratë dy vjeçare, nga e cila do të përfitojë plotë 120 mijë euro (paga e tij mujore do të jetë 5.000 euro).

Zhunior bëhet kështu blerja e parë e Partizanit këtë sezon, pasi në verë skuadra nga kryeqendra shqiptare nuk kishte të drejtën e transferimeve për shkak merkatos së bllokuar nga ana e FIFA-s.

Menjëherë pas zhbllokimit, ku me datë 4 janar erdhi përgjigja pozitive nga KAS, drejtuesit e Partizanit nuk kanë humbur shumë kohë, duke bindur brazilianin i cili disa nga golat e shënuar me Shkëndijën e Tetovës, i festonte duke krijuar me duar shqiponjën dy krenare.

Leave a Reply