FC Shkupi nisi përgatitjet pa trajnerin Hasan Ozer!

FC Shkupi të premten edhe zyrtarisht ka nisur fazën e parë të përgatitjeve për stinorin pranveror. Futbollistët “bardhekaltër” u grumbulluan në stadiumin e Çairit, mirëpo në këtë grumbullim mungoi trajneri Hasan Ozer, i cili me skuadrën do të bashkohet nga java e ardhshme.

Ekipi është njoftuar fillimisht me plan programin e përgatitjeve nga drejtuesit e klubit, ndërsa për shkak të rregullimit të pasaportës mungoi trajneri i ri, Ozer, i cili zëvendësoi në këtë post bashkëpatriotin e tij, Umit Karan.

Java e parë do të jetë e përqendruar për përgatitjet zakonshme, ato fizike dhe kondicionale, që më pas të kalohet në fazën e rradhës, atë të përgatitjeve me top.

Kujtojmë FC Shkupi stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e dytë, menjëherë pas Shkëndijës së vendit të parë.

Leave a Reply