LAJMI I FUNDIT, Fati Vejseli do luftoj për medaljen e bronztë në Botërorin për junior

Mundësi shkupjan, Fati Vejseli ka vazhduar shkëlqimin e tij në kuadër të Botërorit për junior, duke regjistruar suksesin më të madh në karrierën e tij dhe një prej sukseseve më të mëdha viteve të fundit për Maqedoninë në mundje.

Përfaqësuesi i klubit të mundjes Liria, në Kampionatin Botëror për junior që po zhvillohet në Trnava të Sllovakisë, sonte do të luftoj për medaljen e bronztë, pasi në luftën e repasazhit të mbyllur para pak çastesh, Vejseli ishte fenomenal dhe me superioritet teknik prej 18-6, ia doli të fitoj përfaqësuesin e Mongolisë, Bud Baatbatar.

Tani, Vejseli, në seancën e pasditës, që do të nis në ora 18:00 do të ketë mundësinë të luftoj për medaljen e bronztë, ku për kundërshtarë do të  ketë përfaqësuesin e Moldavisë, Nicolai Grahmez.

Deri në këtë rrugëtim, që pa dyshim është një prej sukseseve më të mëdha viteve të fundit në historinë e mundjes së vendit tonë, Fati Vejseli arriti të shënojë tre fitore të mëdha, edhe atë ndaj përfaqesuesve nga Bullgaria, Turqia dhe së fundmi Mongolia.

Leave a Reply