Super lajm për Dritën e Gjilanit, Cuculi gati për në pranverë!

Drita e Gjilanit këtyre ditëve do të niset për në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatiitjeve. Deri në këto momente skuadra gjilanase nuk ka bërë asnjë transferim, mirëpo një lajm i mirë për gjithë ekipin dhe tifozët e kësaj skuadre po vjen nga infermieria.

Ardian Cuculi është shumë afër rikuperimit dhe me gjasë do ta nisë pranverën në fushë dhe jo në infermieri.

Kujtojmë se futbollisti ishte lënduar në ndeshjen derbi ndaj Gjilanit, në të cilën ndeshje skuadra e Dritës që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, kishte shënuar fitore 3:2.

Ai që nga fillimi i dhjetorit e deri më tani ka qëndruar jashtë fushave, por me shumë gjasa do ti bashkohet ekipit mu në momentin e duhur, kur skuadra do të ketë më shumë nevojë, kur do të kërkojë pikët me rivalët kryesor për titull.

Kujtojmë Drita e Gjilanit stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e parë me 41 pikë, 3 më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

Leave a Reply