Ndeshja e sotme e fundit për Lampard në krye të Çelzit! E pason një gjerman!

Ndeshja e sotme kundër Luton, e vlefshme për 1/16 e finales së FA Kupës, mund të jetë e ndeshja e fundit e Frank Lampard në stolin e Çelzit.

Pronari Roman Abramoviç ka vendosur të ndryshojë dhe t’ia besojë skuadrën gjermanit Thomas Tushel, i cili dhjetorin e vitit që lamë pas u shkarkua nga detyra e trajnerit te PSZh-ja.

Situata e londinezëve në Premierligë është shumë shqetësuese, me skuadrën që ka marrë vetëm 8 fitore në 19 ndeshjet e fundit, teksa 6 disfatat dhe 5 barazimet e arritura e kanë çuar në vendin e 9-të në renditje, me 11 pikë larg kreut, që mbahet aktualisht nga Mançester Junajtedi me 40 pikë.

Një krizë rezultatesh që ka ardhur pavarësisht një merkatoje përrallore, që verën e kaluar në Londër erdhën lojtarë si Havertz, Verner, Zijeç, Çilluell dhe Tiago Silva.

Leave a Reply