Anhel Di Maria ka vendosur për të ardhmen e tij, Serie A destinacioni i tij i rradhës!

Argjentinasi Anhel Di Maria është në vitin e fundit të kontratës me Paris Sen Zhermen, ashtu që në fund të sezonit do të largohet nga Parisi si futbollist i lirë.

Interesimi për argjentinasin nuk ka munguar aspak dhe është raportuar për transferimin e tij në Itali.

Skuadra gjigande si Juventusi, Interi dhe Milani dëshirojnë shërbimet e Di Marias, i cili sipas raportimve të fundit, thuhet se ka bërë zgjedhjen e tij.

Portali i njohur spanjoll “Don Balon”, raporton se Di Maria ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Juventusi.

Arsyeja e zgjedhjes së tij është Kristiano Ronaldo, pasiqë Di Maria dëshiron ribashkimin me portugezin për të rikujtuar ato momente të mira që bashkë kalonin te Reali i Madridit.

Leave a Reply