Ferhan Hasani ndjek nga afër ndeshjen e ‘klubit tij të ri’, Partizanit!

Në këto momente në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës po zhvillohet derbi i javës së 16-të midis Teutës dhe Partizanit, ndërsa përveç aktorëve që po marrin vëmendjen në fushë, një gjë të tillë në tribuna po bënë prezenca e Ferhan Hasanit, shkruan “infOSport.mk”.

Emri i mesfushorit tetovar tashmë një kohë më të gjatë po lakohet me ekipin e Partizanit, që me shumë gjasa në rradhët e veta do të marrë një super futbollistë, një lider siç është Ferhan Hasani.

Ky i fundit këtyre ditëve kishte një sërë takimesh me Drejtorin Sportiv të “Demave të Kuq”, Olsi Rama, me të cilin si duket kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Informacione të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Hasani me Partizanin do të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa paga e tij mujore pritet të arrijë shifrën e 12 mijë eurove.

Është kjo shifra për të cilën janë dakorduar palët, pasi pikërisht paga ishte çështja kryesore që e kishte zhagitur deri më tash marrëveshjen e shumëpritur të Hasanit me Partizanin. (infOSport.mk)

Leave a Reply