Barcelona parakaloi Realin, Messi dhe Grizman u kujdesën për fitoren e 5-të rradhazi (VIDEO)

Barcelona u rikthye në “Kamp Nou” dhe regjistroi fitoren e 5-të rradhazi në La Liga, falë së cilës u barazua me pikë me Realin e Madridit, mirëpo që për shkak golaverazhit më të mirë zbriti “madrilenët” nga pozita e dytë në renditje,njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Ronald Kuman shënoi fitore 2:1 përballë Atletik Bilbaos, duke iu hakmarrë në një farë mënyre për disfatën në kuadër të finales së SuperKupës së Spanjës.

Lionel Messi hapi rezultatin në minutën e 20-të me një super gol të shënuar nga goditja e lirë. Për argjentinasin ishte ky goli i tij i 49-të i shënuar nga ndërprerjet, dhe i 650-ti gjithsej me fanellën e Barcelonës.

Në fillimin e pjesës së dytë Zhordi Alba shënoi një autogol, duke i dhënë mundësinë skuadrës baske për të barazuar shifrat, derisa për fitoren e Barcelonës u përkujdes francezi, Antuan Grizman me golin e realizuar në minutën e 75-të.

Leave a Reply