Miqësorja Ohrid Lihnidos – Struga Trim Lum nuk priti fundin!

Miqësorja midis Ohrid Lihnidos dhe Struga Trim Lum nuk ka pritur fundin e saj. Edhe pse bëhej fjalë vetëm për një ndeshje miqësore, madje mes skuadrave fqinje nga Ohri dhe Struga, e njëjta nuk doli të jetë e tillë edhe në fushën e blertë, njofton “infOSport.mk”.

Futbollistët e Ohrid Lihnidos ishin shumë të ashpër në duelet ndaj futbollistëve kundërshtarë, ndërsa e gjithë kjo bëri që disa minuta para fundit të takimit, trajneri Srgjan Zaharievski ta tërheq ekipin e tij jashtë.

Saktësisht pas një ore lojë skuadra e Ohrid Lihnidos nuk realizoi nga pika e bardhë, ndërsa pas një dueli verbal, ku ishin të përfshirë më shumë futbollistë nga të dyja skuadrat, arbitri kryesor me të kuq ndëshkoi Mitev të Ohrid Lihnidos dhe Jahjan e Struga Trim Lum.

Në minutën e 85-të, Ohrid Lihnidos përfitoi edhe një penalti tjetër. Këtë herë këtë 11-të metërsh vendosi ta ekzekutojë Ljupçe Trpeski, i cili nuk gaboi dhe shënoi për 1:0. I njëjti futbollistë vetëm dy minuta më pas u ndëshkua me të kuq, pas një dueli që pati me sulmuesin e Struga Trim Lum, Marjan Altiparmakovski, ndërsa pasi situara nuk mund të qetësohej, trajneri Zaharievski vendosi që ta tërheq ekipin e tij.

Ndryshe kjo ishte ndeshja e dytë brenda një dite për ekipin e Struga Trim Lum, që fillimisht në ora 11:00 ishte përballur me Karaormanin, që më pas nga ora 14:00 të zhvillojë edhe ndeshjen ndaj Ohrid Lihnidos.

Ndaj rivalëve lokal të Karaormanit, ekipi i Struga Trim Lum shënoi fitore 3:0, falë golave të shënuar nga Pajazit Saliu, Florent Osmani dhe Emir Skenderi. (infOSport.mk)

Leave a Reply