Shpërthen Asllani, 3 gola në 3 minuta për 3 pikë të reja për Real Madridin (VIDEO)

Kosovare Asllani ka tërhequr vëmendjen në ndeshjet e vlefshme të javës së 19-të në La Ligan spanjolle, në konkurrencë të femrave, teksa sot shënoi 3 gola brenda 3 minutave në fitoren 3:1 të Real Madridit ndaj Valencias, njofton “infOSport.mk”.

Futbollistja shqiptare në këtë mënyrë e vetme mundi skuadrën nga “Mestalja”, ndërsa vlen të theksohet se “hat-trikun” e saj të parë me fanellën e Realit të Madridit, e arriti në një interval kohor prej vetëm 155 sekondash, pra në më pak se 3 minuta.

Me këtë “tripletë”, Asllani arrinë në shifrën e 12 golave sezonal, me ç’rast aktualisht ndanë pozitën e tretë në renditjen e golashënueseve në La Liga, 4 më pak se kryesuesja, Gonzales Rodrigez,  që vjen nga rradhët e Levantes.

Ndryshe me këtë fitore, Reali i Madridit vazhdon luftën për titull me Barcelonën, që aktualisht mban pozitën e parë me 45 pikë, 8 më shumë se skuadra e Kosovare Asllanit. Madje vlen të theksohet se Barcelona ka edhe dy ndeshje më pak, ashti që Asllani me shoqe do ta kenë shumë të vështirë për të arritur objektivin në fund, titullin e kampionit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply