Godet Gostivari, prezanton dy futbollistë të Renovës dhe një të Llapit!

Gostivari gjatë ditës së sotme ka prezantuar 3 super përforcime, që vijnë nga klube të elitës, njofton “infOSport.mk”. Fjala është për dyshen e Renovës, Artan Veliu – Jasir Selmani, si dhe për futbollistin e talentuar tetovar të skuadrës kosovare të Llapit, Premtim Jakupi.

Për këtë të fundit “infOSport.mk” kishte informuar që 5 ditë më parë, ndërsa i njëjti sot edhe zyrtarisht u prezantua nga ana e drejtuesve të KF Gostivarit.

Futbollisti i Llapit i bashkohet Gostivarit

Jakupi te Gostivari do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, njëjtë sikurse edhe Jasir Selmani nga rradhët e Renovës, ndërkohë me Artan Veliun, drejtuesit e skuadrës gostivarase kanë arritur marrëveshje një vjeçare me opcion për të vazhduar bashkëpunimin sërish.

Kujtojmë më herët Gostivari kishte arritur marrëveshje edhe me Lavdrim Skenderin, Sejdi Zendelin dhe Jeton Shahinin. Megjithatë drejtuesit e KF Gostivarit ditëve në vijim paralajmërojnë edhe disa përforcime tjera, me akcent të veçantë në vijën sulmuese dhe në portë.

Kujtojmë KF Gostivari stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë me 30 pikë, po aq sa ka edhe Veleshta në pozitën e dytë, derisa Skopje me 37 pikë mban pozitën e parë. Objektivi kryesor i drejtuesve të skuadrës së Gostivarit janë dy pozitat e para dhe inkuadrimi në Ligën e Parë.

Leave a Reply