Ish sulmuesi i FC Shkupit i bashkohet skuadrës që “urrehet” nga “Shvercerat”

Ish sulmuesi i FC Shkupit, Husein Demiri, i cili së fundmi ishte pjesë e futbollit kosovar, është rikthyer në vendlindje, duke pranuar ofertën e një ndër skuadrave më të vjetra në vend, Teteksit, njofton “infOSport.mk”.

Për shkupjanin do të jetë kjo hera e parë që do të veshë fanellën e skuadrës nga Tetova, që vite më parë garonte me shumë sukses edhe në Ligën e Parë, duke fituar edhe trofe të Kupës së Maqedonisë.

Ndryshe kjo skuadër është një ndër skuadrat që urrehet nga “Shvercerat”,  tifozët e FC Shkupit, te e cila skuadër Husein Demiri edhe kishte nisur karrierën e tij. Ndryshe së fundmi Demiri kishte luajtur në Ligën e Parë të Kosovës te skuadra prizrenase e A&N, ndërsa gjithashtu në Kosovë kishte veshur edhe fanellën e Dukagjinit dhe Ferizajit.

Jashtë Maqedonisë, sulmuesi 25-vjeçar nga Shkupi kishte luajtur edhe në Finlandë me ekipin e Kemi Kings, derisa në futbollin vendor kishte luajtur me Rabotniçkin, Makedonija GJ.P dhe Vëllazërimin. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply