Panik për futbollistin e kombëtares shqiptare, hajdutët i vjedhin shtëpinë

Rei Manaj ndodhet në telashe. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ditën e djeshme ishte pre e një grabitjeje. 23-vjeçari, i cili shënoi mbrëmjen e djeshme 2 gola me fanellën e Barcelona B, ka mësuar një lajm të keq, teksa në shtëpinë e tij ishin futur hajdutët, duke i shkaktuar një dëm tepër të madh ekonomik.

Lajmi u zbulua nga menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit” bëri me dije se lushnjarit i janë grabitur 3 ora super të shtrenjta si dhe një vlerë prej 70 mijë euro kesh.

 “Sapo mora vesh një lajm super të shëmtuar, është thyer shtëpia e Rei Manajt në Spanjë. Një gjest shumë i ulët, shpresoj vëlla të gjendet sa më shpet pasi dhe vlera nuk ishte e vogël. 3 ora super të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura. Uroj të gjenden sa më shpejt vëllai”, shkruan Demika.

Leave a Reply