Ernest Gjoka: Forca, përqëndrimi dhe karakteri na mbanë në luftë për titull

Shkëndija të dielën regjistroi fitoren e 13-të sezonale dhe me 45 pikë të tubuara zgjeron epërsinë në 8-të pikë para FC Shkupit të vendit të dytë. “Kuqezinjtë” nga Tetova e fituan Vardarin 2:1 në kuadër të xhiros së 20-të, dhe tekniku Ernest Gjoka vlerëson se tre pikët ishin objektivi më i rëndësishëm, transmeton “infOSport.mk”.

Ai thotë se forca, përqëndrimi dhe karakteri mbajnë skuadrën e tij fuqishëm në luftën për titull.

“Duhet ta kuptojmë dhe besoj se e dimë se ne jemi vetëm në këtë luftë dhe neve na mban në luftë vetëm forca jonë, përqendrimi jonë dhe karakteri jonë. Shkëndija është e tillë dhe prandaj them se duhet të jemi të kujdesshëm dhe agresiv, sepse përmes këtyre gjërave unë mendoj se skuadra vepron dhe pastaj del krejt cilësia që kemi brenda.” – është shprehur Ernest Gjoka.

Për Shkëndijën nuk ka fare pushim, pasi nesër këtë skuadër e pret ndeshja e xhiros së 21-të. “Kuqezinjtë” e Gjokës do të kenë një transfertë të vështirë në Shkup përballë Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër së fundmi në Shkup kishte shënuar fitore 2:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply