De Souza: Respekt për Vardarin, por ne kualifikohemi në grupe

Vardari në plej of-in e Liga Evropës do të përballet me gjigandët turq Fenerbahçe, me këta të fundit që mendojnë vetëm kualifikimin në grupet e këtij kompeticioni.

Braziliani Zhozef De Souza që luan në radhët e Fenerbahçes ka foluar në media për ndeshjen që do ta luajnë ndaj Vardarit.

“Shorti na solli Vardarin. Sigurisht se na presin dy ndeshje të vështira. Duelet janë sfida për ne, pasi që na presin ndeshje si me Shturm dhe Grac. Kemi kualitet që të vazhdojmë më tutje të kualifikohemi në grupe. Gjithsesi, Vardari meriton respekt, mirëpo besoj që ne do të kalojmë më tej”, është shprehur De Souza.

Ndeshja e parë ndërmjet Vardarit dhe Fenerbahçes luhet me 17 gusht në Shkup, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Stamboll.

Leave a Reply