Tifozët në Gjermani nuk pyesin për COVID-19, ja çfarë ndodhi në derbin e Hamburgut (VIDEO)

Të hënën në Bundesliga 2, u zhvillua derbi i Hamburgut midis Sent Paulit dhe Humburgut. Edhe pse këta të fundit shiheshin si favoritë në letër, në fund ishin vendasit e St. Paulit që shënuan fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Kyereh në minutën e 88-të.

Si të gjitha ndeshjet e tjera në Gjermani, edhe kjo u zhvilllua pa praninë e tifozëve, për shkak të masave të marra kundër koronavirusit.

Megjithatë ndonëse nuk mund të ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, tifozët e St. Paulit krijuan një atmosferë elektrizuese para stadiumit, për t’i treguar skuadrës mbështetjen e tyre, që në fund i gëzoi me fitore ndaj Hamburgut, që me këtë disfatë tashmë renditet vetëm në pozitën e katërt, 3 pikë larg skuadrës së parë në tabelë, Bohumit që pas 23 xhirove ka tubuar 45 pikë.

Në anën tjetër St. Pauli me 31 pikë renditet në pozitën e 11-të.

Leave a Reply