Nejmar mungon edhe në ndeshjen e dytë kundër Barcelonës!

Yll i Paris Sen Zhermen, Nejmar me shumë gjasë pritet të mungoj edhe në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Ai po vazhdon rikuperimin nga lëndimi, por mediat në Spanjë raportojnë që ai nuk do të mund të kthehet në kohë për të luajtur kundër ish skuadrës së tij.

Kujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Kamp Nou” Paris Sen Zhermeni shënoi fitore të thellë 4:1.

Mbetet të shihet nëse PSZh do të arrij të ruaj këtë rezultat apo do të dështojë sikurse në vitin 2017-të, kur edhe pse kishte një avantazh prej 4:0 nga ndeshja e parë, në ndeshjen e dytë të zhvilluar në “Kamp Nou” pësoi disfatë 6:1, duke u eliminuar nga garat e mëtutjeshme.

Leave a Reply