Ja në cilat ndeshje do ti mungojë Ibrahimoviç, Milanit!

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e majtë, ashtu që i njëjti nuk do të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën për 10 ditë të tëra, duke humbur katër sfida të rëndësishme.

Ibrahimoviç u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Romës, në të cilën ndeshje Milani i tij shënoi fitore 2:1. Ai u zëvendësua në minutën e 56-të nga Leao, ndërsa menjëherë mjekët në këmbëne tij të majtë vendosën qese me akull, duke bërë me dije në këtë mënyrë se bëhej fjalë për një dëmtim, ku si pasojë erdhi edhe deri te zëvendësimi i suedezit.

Kësisoj Ibra nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar Milanin në disa ndeshje të rëndësishme, ai ato kundër Udinezes, Veronës dhe Napolit në “Serie A”, ndërsa gjithashtu do të mungojë edhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Liga Europa kundër Mançester Junajtedit.

Nga ana tjetër, edhe mesfushori Hakan Çalhangolu do mungojë ndaj Udinezes, por i njëjti pritet të rikthehet për ndeshjen ndaj Veronas.

Leave a Reply