Erdhën me shumë bujë, Mikoli dhe Moriero largohen nga Dinamo e Tiranës!

Një lajm i papritur ka arritur nga Tirana, e që ka të bëjë me një ndër klubet më të vjetra shqiptare, Dinamon e Tiranës. Trajneri italian Françesko Moriero dhe zv. trajneri Fabricio Mikoli, dy emra të njohur të futbollit italian, që në të kaluarën kishin luajtur me Interin dhe Juventusin, kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kryeqytetasve.

Ka qenë vetë trajneri italian, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij, ka komunikuar largimin nga drejtimi i skuadrës kryeqytetase.

Një rrufe në qiell të hapur kjo te klubi dinamovit, ku ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij largimi.

Kujtojmë se Moriero dhe Mikoli u afruan te Dinamo vetëm pak kohë më parë, pas largimit të trajnerit Fabricio Kamarata, i cili mori drejtimin e Apolonisë.

Moriero bëhet kështu trajneri i dytë që largohet këtë sezon nga Dinamo e Tiranës.

Postimi i trajnerit:

Mister Francesco Moriero, Fabrizio Miccoli, Christian Parabita, në ditën e sotme, japin dorëheqjen e tyre nga detyra, respektivisht nga ajo e trajnerit, zëvendës trajnerit dhe përgatitësit atletik. Misteri dhe gjithë stafi teknik falenderojnë lojtarët për entuziazmin që kanë treguaj në këto dy muaj. Atyre ju urojmë sa më shumë fat në livelin futbollistik dhe njërëzor. Një falënderim shkon edhe për qytetarët dhe tifozët e Dinamos për mikpritjen e dhënë në këto pak muaj.

Leave a Reply