Granit Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi me humbjen e dy pikëve skuadrës së Arsenalit.

“Më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani ndihem po aq i irrituar sa të gjithë ju” shkruan Xhaka.

Gabimi i mesfushorit shqiptar, i ka kushtuar me gol skuadrës së tij, Arsenal, që në fund u ndal me barazim 1:1 në transfertën kundër Bërnlit në kuadër të javës së 27-të në Premierligë.

Ndryshe Pier Emerik Obamejang kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 6-të, para se Granit Xhaka në minutën e 39-të të godiste me top Kris Vud dhe topi nga ai të përfundonte në rrjetën e Bernd Lenos.

Në tabelën e klasifikimit  pas 27 xhirove Arsenali renditet i 10-ti me vetëm 38 pikë, ndërkohë Bërnli me 30 pikë nga 28 ndeshje të zhvilluara renditet në pozitën e 15-të.

Me gabimin e bërë në ndeshjen ndaj Bërnlit, ai u bë futbollisti me më së shumti gabime që kanë kushtuar me gol, në pesë sezonet e fundit.

Siç shkruan faqja e specializuar për statistika në futboll OPTA, që nga sezoni 2016-17, Xhaka ka bërë më së shumti gabime që kanë kushtuar me gol, tetë herë, në krahasim me cilindo lojtar tjetër të ligës kryesore në Angli.

Leave a Reply