Besart Ibraimi pa gol të shënuar plotë 570 minuta

Shkëndija në krizë goli, kjo edhe për faktin se goleadori i tyre Besart Ibraimi ka “harruar” të shënojë. Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit vendor, nuk ka shënuar plotë 6 ndeshje me Shkëndijën, skuadër kjo që në anën tjetër nuk njeh golin plotë 208 minuta.

Golin e fundit për Shkëndijën e kishte realizuar Armend Alimi (62’) në përballjen e vlefshme të javës së 20-të kundër Vardarit, ndërkohë Besart Ibraimi golin e fundit me Shkëndijën e kishte realizuar dhjetorin e vitit të kaluar kundër Bellasicës.

Në atë ndeshje Shkëndija shënonte fitore 2:0, derisa Ibraimi kishte realizuar golin e dytë në minutën e 60-të. Që nga ajo ndeshje, Ibraimi nuk ka shënuar 6 ndeshje rradhazi, apo plotë 570 minuta, gjë kjo që nuk i kishte ndodhur gjatë kohë numrit 7 të “kuqezinjëve” nga Tetova. (infOSport.mk)

Leave a Reply