Interi me vetëm një goditje të saktë arriti të mund Atalantan e Xhimshitit (VIDEO)

Interi ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme 1:0 në terren vendas përballë Atalantas në ndeshjen e vlefshme të javës së 26-të, njofton “infOSport.mk”. Ekipi vendas nuk bindi aspak me lojën e treguar, mirëpo ishin shumë efikas, pasi me vetëm një goditje të saktë arritën deri tek fitorja.

Kjo ndodhi në minutën e 54-të, kur Milan Shkrinar arriti që të tund rrjetën e mysafirëve pas një rivënie nga këndi, duke u treguar më i gjindshëm se të tjerët.

Në anën tjetër mysafirët krijuan më shumë raste për gol para portës së Samir Handanoviq, i cili u dallua me disa pritje shumë të rëndësishme.

Pas kësaj fitore, Interi numëron 62 pikë, 6 më shumë se Milani i vendit të dytë, ndërkohë Atalanta me 49 pikë mbetet në pozitën e 5-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply