Dy ndeshjet e ditës së hënë ishin të fundit për javën e 23-të në Superligën shqiptare. Kjo javë nuk ishte aspak e mbarë për TOP4 skuadrat e para në tabelë, pasi asnjëra prej tyre nuk arrinte të merrte fitore.
Vllaznia, Laçi dhe Teuta u ndalën në barazime, ndërsa Partizani u mposht nga Skënderbeu i vendit të fundit.
Pas kësaj jave, kryesimi mbahet nga Vllaznia e Mevlan Adilit dhe Demiri Imerit shkodranët me 42 pikë, që ndiqen nga Laçi dhe Teuta me nga 41 pikë, ndërsa Partizani zbret në vendin e katërt me 39 pikë.
Në “valle” për titull është futur edhe kampionja në fuqi e Tiranës, që mban vendin e pestë me 35 pikë.
Luftë e ashpër edhe për fundin e tabelës, me Skënderbeun dhe Apoloninë që mbajnë dy vendet e fundit me nga 16 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.