Gjimshiti e futi në xhep gjigandin Lukaku, shqiptari me statistika të frikshme nga ndeshja me Interin

Atalanta u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Interi mbrëmjen e kaluar, në një ndeshje ku mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ishte një ndër futbollistët më të mirë në rradhët e skuadrës bergamaske.

Mbrojtësi shqiptar ishte me të vërtetë spektakolar me atë që tregoi në fushën e lojës, duke neutralizuar totalisht sulmuesin kryesor të Interit, Romelu Lukaku, teksa në pjesën e parë i hoqi edhe dy raste për gol belgut.

Pas Shkriniarit që është zgjedhur njeriu i ndeshjes, për shkak të golit vendimtar që shënoi, Gjimshiti është zgjedhur si lojtari më i mirë te Atalanta dhe i dyti më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 7.7 nga “SofaScore”.

Gjimshiti luajti për 81 minuta në këtë ndeshje, duke bërë katër spastrime nga zona, bllokoi dy gjuajtje, kishte dy ndërhyrje vendimtare, teksa fitoi edhe katër duele ajrore.

Leave a Reply