Verderi fiton, Rashica vjen me një asist (VIDEO)

Një paraqitje tjetër e shkëlqyeshme e Milot Rashicës dhe fitore e rradhës për Verder Bremenin në ndeshjet e Bundesligës, njofton “infOSport.mk”. Në ndeshjen e fundit të javës së 24-të, skuadra nga Bremeni shënoi fitore 2:0 përballë Arminia Bilefilldit, skuadër kjo që tashmë ndodhet në zonën e ftohtë.

Që të dy golat Verder Bremeni i realzoi gjatë pjesës së dytë. Milot Rashica në minutën e dytë të pjesës së dytë mjaft mirë depërtoi nga e majta, duke bërë që mbrojtja vendase të kapitulojë, ndërsa sulmuesi Sargent vetëm të vendos topin në rrjetën e Ortega.

Ky i fundit kapituloi edhe në minutën e 75-të, kur Mohvald shënoi edhe golin e dytë për Verder Bremenin, skuadër kjo që me 30 pikë renditet në pozitën e 12-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply