Buzëqesh Zidane, dy titullarë rikthehen për ndeshjen me Atalantën

Trajneri Zinedine Zidane ka marrë dy lajme të mira ditën e sotme. Kapiteni Serhio Ramos dhe Eden Hazard kanë lënë pas krahëve problemet fizike dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës rregullisht.

Dy rikthime të rëndësishme për ekipin “madrilen”, duke pasur parasysh se që të dy trajneri Zinedin Zidane do të mund ti ketë në disponim për ndeshjen e së shtunës në La Liga dhe të martës së ardhshme në Ligën e Kampionëve.

Reali në kampionat do të përballet me Elçen, aty ku pritet që Ramos dhe Hazard të luajnë disa minuta, për të qenë plotësisht të përgatitur për ndeshjen me Atalantan e Berat Gjimshitit. Kujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Itali, Reali i Madridit kishte shënuar fitore minimale 1:0.

Leave a Reply