Milani shënon në frymën e fundit, ja rezultatet e 4 sfidave të para të Liga Europës

Ndeshjet e sotme në Liga Europa dhuruan një përballje e cila dikur ishte një klasike e Ligës së Kampioneve, por që tashmë është zhvendosur në turneun e dytë për nga rëndësia në Europë.

Mançester Junajted dhe Milani u ndeshën në atë që është cilësuar si finalja e parakohshme e turneut, por për një biletë për çerekfinalet e tij.

Akti i parë i zhvilluar në “Olld Traford” u mbyll me barazim 1:1. Që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë me Junajtedin që avansoi në minutën e 51-të me anë të Dialos, ndërsa golin e barazimit Milani e realizoi në minutën e dytë shtesë (92’), kur Kjaer shfrytëzoi një harkim nga rivënia e këndit dhe me kokë shënoi për 1:1.

Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja midis Slavia Pragës dhe Gllazgou Renxhersit, ndërsa fitore me aromë kualifikimi në çerekfinale realizuan Ajaksi dhe Viljareali.

“Nëndetësja e Verdhë” falë golave të shënuar nga Torres (30’) dhe Albiol (52’) shënoi fitore 2:0 ndaj Dinamo Kievit në transfertë, ndërkohë Ajaksi me rezultatin 3:0 mundi Jang Bojsin. Që të tre golat skuadra holandeze i realizoi në pjesën e dytë, edhe atë në një interval kohor prej 30 minutash.

Klasen 62′,  Tadiç 82′ dhe Brobei 90’+2′, dolën të jenë të saktë për Ajaksin, që në këtë mënyrë bënë një hap të madh drejt ndeshjeve çerekfinale. (infOSport.mk)

Leave a Reply