Navas ndali penaltinë e Messit! Ja kujt i dedikon këtë pritje

Kejlor Navas ishte ndër më të mirët në takimin e mbrëmshëm ndaj Barcelonës, ndërsa i njëjti me plotë të drejtë pas përfundimit të ndeshjes, nga ana e UEFA-s u shpall si lojtari i ndeshjes.

Portieri i skuadrës franceze ishte thjesht fenomenal në portë, sidomos pas penaltisë së pritur ndaj Lionel Messit.

Pas ndeshjes, portieri nga Kosta Rika, deklaroi: “Falë Zotit ishte shumë i përqendruar në momentin e penalltisë dhe arrita ta ndal. Ndihem shumë shumë i lumtur dhe pritja e penalltisë i dedikohet Sergio Ricos (portieri i dytë i PSZh-së), i cili po kalon momente të vështira në jetën e tij. Ndihem mirë që morëm kualifikimin dhe duhet të vazhdojmë të jemi të qetë për të arritur objektivat që kemi. Duhet të jemi të bashkuar dhe të sillemi si një ekip, duke qenë në krah të njëri-tjetrit”.

Leave a Reply