Dikur luanin bashkë edhe jashta vendit, të dielën u ndanë në paqë si kundërshtarë

Dikur ishin së bashku në një skuadër si në vend, ashtu edhe jasht tij, sot janë kundër njëri-tjetrit. Bunjamin Shabani dhe Fatjon Jusufi, janë dy futbollist që në të kaluarën kanë qenë pjesë jo vetëm të një ekipi së bashku, por dyshja ishin pjesë edhe një skuadre jashtë Maqedonisë së Veriut.

Dy mesfushorët ishin pjesë e Renovës në periudhën 2015-17 dhe të dy mbronin ngjyrat e të njejtës fanellë dhe luftonin për objektiva të përbashkët, ndërsa interesant është fakti se dyshja kanë luajtur së bashku edhe jashtë vendit. Bëhet fjalë për skuadrën e Shirakut në Armeni, me Shabanin dhe Jusufin që ishin pjesë e këtij ekipi armen në sezonin 2018/19.

Ndërkohë sot, të dy futbollistët luajnë në elitën vendore me kumanovarin që është pjesë e Struga Trim Lum, ndërsa Fatjon Jusufi është rikthyer sërish te Renova.

Shabani dhe Jusufi kishin një duel përballë njëti tjetrit në xhiron e 23-të në elitën e futbollit vendor, por asnjëri e as tjetri nuk doli fitues, pasi ndeshja Struga – Renova u mbyll me barazim pa gola.

Kuptohet se Shabani dhe Jusufi janë rival të momentit vetëm në aspektin sportiv, pasi në jetën normale ato vazhdojnë të jenë miq.

Leave a Reply