Struga Trim Lum në kërkim të fitores së parë ndaj Ak.Pandev

Struga Trim Lum nesër në Strumicë kundër Akademia Pandev do të zhvillojë ndeshjen e javës së 24-të, me shpresë se do të regjistrojë edhe fitoren e parë në përballjet ndaj skuadrës nga Strumica, njofton “infOSport.mk”.

Këto dy skuadra të themeluara në vitet 2010, gjegjësisht 2015, nesër do të përballen për herë të 5-të në histori. 3 barazime dhe vetëm një fitore për Akademia Pandevin, skuadër kjo që fitoren e vetme e regjistroi pikërisht këtë edicion falë një goli të shënuar nga Mario Krstovski në minutën e 85-të.

Ndërkohë ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Strugë, ishte mbyllur me barazimin 1:1.

Ndeshja e nesërme në Strumicë do të jetë e para për vitin 2021 mes këtyre dy skuadrave, e që do të jetë një rast i mirë për Struga Trim Lum për të marrë edhe fitoren e parë ndaj skuadrës së Akademia Pandev, që këtë vit po lufton për mbijetesë. (infOSport.mk)

Leave a Reply