Një Turqi e frikshme ndaj Holandës, Jillmaz vjen me “hat-trik”, shënon edhe Çalhanogllu (VIDEO)

Turqia ka shokuar favoritin e madh në kuadër të Grupit “G” eliminatorë për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar, pasi sonte në stadiumin “Ataturk” mundi Holandën me shifrat 4:2, njofton “infOSport.mk”.

Njeriu i ndeshjes te ekipi turk doli të jetë sulmuesi Burak Jillmaz, i cili realizoi “hat-trik”  (15′, 34′-penalti, 81′), ndërkohë ylli i Milanit, Hakan Çalhanogllu shënoi një gol tjetrë për Turqinë në këtë ndeshje.

Çerek kohe para fundit, ndeshja u bë shumë interesante, pasi Holanda me dy gola të shpejtë me anë të Dejvi Klaasen (75′) dhe Luk de Jong (76′), riktheu shpresat për një rezultat pozitiv, duke ngushtuar epërsinë e turqve në 3:2, mirëpo në minutën e 81-të sërish në skenë doli, Jillmaz, i cili realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Ai në këtë mënyrë rrumbullaksoi “hat-trikun” e tij, por njëherit edhe fitoren 4:2 të Turqisë, kundër Holandës, skuadër kjo që fare në fund humbi një penalti me anë të Depaj. (infOSprt.mk)

Leave a Reply