U zhvilluan 4 ndeshjet e anuluara në Ligën e Dytë

E shtuna në vendin tonë solli 4 ndeshjet e anuluara në kuadër të Ligës së Dytë, njofton “infOSport.mk”. Dy ndeshje u zhvilluan në Konferencën e Lindjes, dhe dy të tjera në atë të Perëndimit, ku ishim dëshmitarë të përballjeve mes ekipeve shqiptare.

Kështu në Dibër, Korabi dhe Vëllazërimi barazuan pa gola, ndërkohë në Bogovinë të Tetovës, Drita dhe Gostivari në derbin e Pollogut barazuan me shifrat 2:2.

Në Lindje, që në të dyja ndeshjet fitoreve iu gëzuan skuadrat mysafire.

Kit Go mundi 2:0 Plaçkovicën, edhe atë me dy gola të shënuar në çerekun e fundit të ndeshjes. Aleksander Borha Kordoba shënoi golin e parë në minutën e 74-të, ndërkohë 6 minuta më pas Stefan Mishev vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Prilep, skuadra e Tikveshit falë golit të shënuar nga Ediz Spahiu, mundi minimalisht 1:0 Pobedën.

Leave a Reply