Parashikimi i superkompjuerit: Barcelona fiton titullin, Milani as në TOP3

Superkompjuteri ‘’Fivethirtyeight’’ ka parashikuar 4 skuadrat që do ia dalin të triumfojnë në fund të sezonit në 4 kampionatet më të rëndësishme në Europë, Serie A, La Liga, Premierligë dhe Bundesligë.

Tre skuadrat të cilat kanë përqindjen më të lartë të fitores së kampionatit janë Interi, Mançester Siti dhe Bajerni i Munihut, kjo pasi shkëputja e tyre nga ndjekësit e tjerë është e madhe.

Fitorja e kampionatit nga skuadra e Interit është në përqindjen 97%, një rezultat pothuajse i sigurt për zikaltrit, njëjtë dhe për dy skuadrat e tjera, ku përqindja që Mançester Siti të dalë kampion në fund të sezonit është 99%, ndërsa Bajerni i Munihut, 98%.

Sa i përket kampionatit spanjoll, edhe pse Atletiko Madridi shihej si skuadra më e favorizuar për tu shpallur kampion deri para disa javëve, tashmë gjërat kanë ndryshuar, me Barcelonën e cila kryeson në kuotën 63%, ndërsa dy ndjekësit më të afërt, Real Madridi dhe Atletiko Madridi me 18%.

Leave a Reply