E bujshme, Dybala në verë transferohet te Interi!

Paulo Dybala me shumë gjasa po zhvillon sezonin e tij të fundit me fanellën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas dëshiron largimin nga Zonja e Vjetër, ndërsa kjo ka bërë që të lëvizin shumë skuadra të njohura europiane.

Interesim për Dybalan kanë shfaqur Mançester Junajtedi dhe Paris Sen Zhermeni,  mirëpo me shumë gjasa argjentinasi do të vazhdojë të qëndrojë në Itali, mirëpo këtë herë duke veshur fanellën e Interit.

Siç raporton “Calcio Mercato”, Inter dhe Juventus janë të gatshëm të shkëmbejnë Marcelo Brozoviç dhe Paulo Dybalan.

Mesfushorit kroat i skadon kontrata në vitin 2022, ndërsa ‘Biankonerët’ e shohin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në verë mund të kemi shkëmbimin e vitit midis dy skuadrave gjigande italiane.

Leave a Reply