“Shvercerat” nuk i harrojnë, “Shvercerat” protestojnë për shokët e tyre të burgosur!

Duke respektuar të gjitha masat kundër virusit “Covid19”, grupi i tifozëve “Shvercerat” në mënyrën më dinjitoze dhe shumë të civilzuar protestuan para gjykatave të Shkupit, duke kërkuar drejtësi për dy shokët e tyre, Besir Bela dhe Skender Demiri. Ata i’a kthinën shpinën gjykatës, pasi nuk i besojnë të njëjtës dhe nuk i respektojnë vendimet e tyre.

Ç’VLERË KA E ASHTUQUAJTURA BARAZI PARA LIGJIT, KUR LIGJI S’ËSHTË I BARABARTË PËR TË GJITHË? – ishte një ndër shkrimet e “Shvercerëve”, duke aluduar në dënimin e Bobanit, i cili edhe pse bëri një vrasje të qëllimshme, duke lënë të vrarë Almirin 4-vjeçar, u dënua fillimisht me 6 vite, që më pas i njëjti dënim ti ulet në vetëm 4 vite.

Më poshtë mund të shihni reagimin e grupit të tifozëve “Shvercerët”:  

DUROJMË!

U REZISTOJMË GODITJEVE!

U REZISTOJMË VËSHTIRËSIVE!

Ç’VLERË KA E ASHTUQUAJTURA BARAZI PARA LIGJIT, KUR LIGJI S’ËSHTË I BARABARTË PËR TË GJITHË?

TË VRAPONIT PËR DREJTËSI, SI PËR VOTAT, NUK DO TË ISHIM KËTU!

-Ishin disa nga parullat apo mesazhet tona sot në protestë.

Nuk kishte thirrje, sepse nuk kemi kujt ti flasim.

30 parullat ishin zëri jonë!

Një parullë me fjalën DREJTËSI!, në gjuhën e shenjave e vendosëm, sepse ju konsiderojmë të shurdhër e nuk na dëgjoni.

Duke i respektuar të gjitha masat kundër virusit, të gjithë me maska dhe me distancë qëndruam!

Me shpinë ka gjykata u kthyem, sepse nuk ju besojmë, nuk i respektojmë këto vendime!

Të qetë dhe të qartë ishim.

Kërkuam rikualifikim të lëndës së mëhershme, sepse shokët tanë vrasje mizore nuk kanë kryer!

Kërkuam asgjë më shumë se drejtësi, asgjë më shumë se të vërtetën!

Protestuam në qetësi për drejtësi!

Nëse nuk do të ketë drejtësi, do të ketë zhurmë.

Leave a Reply