Milot Rashica u rikthye te goli, ja vlerësimi i tij

Milot Rashica ka shënuar golin e vetëm për Verder Bremenin, skuadër kjo që sot në terren vendas u mund 4:1 nga Lajpcigu, njofton “infOSport.mk”.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa pas 15 minutave të kaluara në fushën e blertë, Rashica nga penaltia shënoi golin e nderit për ekipin vendas.

Në ato momente Verder Bremeni zbuti rezultatin në 1:3, ndërsa deri në fund ata pranuan edhe një gol tjetër, duke pësuar në këtë mënyrë edhe disfatën e 12-të sezonale. Rashica për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 6.9 nga uebsajti i njohur ‘SofaScore’.

Pas 28 xhirove, Verder Bremeni renditet në pozitën e 13-të, ndërkohë Lajpcigu vazhdon luftën për titull me Bajernin e Munihut. “Bavarezët” sot nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1 ndaj Union Berlin, ndërsa ky barazim i mundësoi Lajpcigut që të afrohet në vetëm 5 pikë.

Leave a Reply