Rikthehet Barcelona (VIDEO)

Barcelona rikthehet në lojë në derbin “El Clasico”, duke shënuar golin e parë në rrjetën e Kurtua, njofton “infOSport.mk”.

Pas dy golave të shënuar në pjesën e parë me anë të Benzemas (13’) dhe Kroos (28’) në rrjetën e Ter Shtegen, Barcelona rikthen shpresat me golin e realizuar nga ana e Mingueza në minutën e 60-të.

Zhordi Alba nga e majta harkoi në shtyllën e parë, aty ku topin e lëshuan dy lojtarë të “katalunasve”, për të arritur deri te Mingueza, i cili me të djathtën e tij shtyu topin në rrjetën e vendasve, duke hapur takimin më interesant të mbrëmjes. (infOSport.mk)

Leave a Reply