Sonte super sfida Real M.-Barcelona, njihuni me formacionet e mundshme

Ndeshja e sotme midis Real Madridit dhe Barcelonës pritet të jetë një nga “El Clasicot” më të zjarrta në vitet e fundit. Kjo për faktin se të dyja skuadrat janë në garë për titull dhe në qoftë se njëra humbet pikë, atëherë do mund ta shihte veten jashtë garës për titull.

‘Galaktikët’ në këtë ndeshje do hynë me disa mungesa shumë të rëndësishme në formacion. Serhio Ramos, Dani Karvahal dhe Eden Hazard janë të lënduar dhe nuk do të mund të ndihmojnë ekipin, ndërsa Rafael Varane mungon shkaku i COVID-19. Në këtë aspekt “katalunasit” janë në avantazh , pasi vetëm Ansu Fati dhe Kutinjo nuk janë të gatshëm.

Më poshtë, gjeni edhe formacionet e mundshme për këtë ndeshje.

FORMACIONET E MUNDSHME:
Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius
Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, De Jong, Lenglet; Dest, Pedri, Busquets, Alba; Griezmann, Messi, Dembele

Leave a Reply