Akuza të rënda ndaj ish-çiklistit kampion, Lenc Armstrong! Përdorte një motor të fshehur për të rritur shpejtësinë!

Ish-çiklisti kampion, Lenc Armstrong mbetet një emër i madh i këtij sporti edhe pse u përfshi në një skandal dopingu, pas të cilit të gjithë titujt iu hoqën.

Mirëpo për Arsmtrong skandalet nuk kanë të ndalur edhe në kohën e tashme, kjo pasi një gazetar francez është i sigurt se ish-çiklisti përdorte një motor të fshehur në biçiklitë për të shtuar shpejtësinë kur kishte nevojë.

Gazetari ka studiuar në detaje lëvizjet e Armstrong dhe thekson se në momentin që ai kërkonte të shtonte shpejtësinë, me njërën dorë poshtë ulëses aktivizonte motorin duke shtypur një buton. Nuk bëhej fjalë për një motor të mirëfilltë, por një ndihmë që i jepte mundësinë të kombinonte pedalimin e tij dhe forcën nga ana energjisë që prodhonte motori.

Sipas këtij shkrimi në të përditshmen spanjolle, “Mundo Deportivo”, motori peshonte vetëm 800 gramë dhe mund të fshihej lehtësisht në trupin e biçikletës, ndërsa prodhonte një energji prej 500 Ë. Mbetet për t’u parë tashmë si do të vazhdojë kjo çështje dhe nëse do të ketë edhe një hetim tjetër ndaj Lenc Armstrong.

Leave a Reply