Igli Tare flet për të ardhmen e Muriqit

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion. Sulmuesi mes COVID dhe dëmtimeve, nuk ka bërë më të mirën dhe në këtë formë u mendua se edhe mund ta mbyllte aventurën me bardhekaltërit pas vetëm një sezoni. Megjithatë, drejtori Igli Tare, thekson se Muriqi gëzon respektin e stafit dhe se ai mund t’i japë shumë Lacios dhe futbollit italian.

“Është viti i parë për të, ka pasur dy dëmtime, poashtu ka pasur edhe Covidin dhe ia kanë vështirësuar integritetin në këtë skuadër. Muriqi gëzon respektin e të gjithëve dhe stafit. Shpresojmë shumë sepse që ai do të ketë sukses sepse është lojtar që mund t’i jap shumë futbollit italian dhe kombëtares së Kosovës”, – u shpreh Tare.

Leave a Reply