Igli Tare rikthehet në Gjermani!

Para 2 sezonesh emri i tij u përfol shumë për t’u bërë drejtori sportiv i Milanit, por ai refuzoi ofertën e kuqezinjëve për të vazhduar projektin që kishte nisur me Lacion, por tashmë një tjetër ofertë ka mbrritur në adresë të Igli Tares dhe ajo ka ardhur nga Bundesliga.

Ajntraht Frankfurti pritet të bëjë ndryshime në verë jo vetëm në stol pasi trajneri Adi Hutter do të zëvendësojë Marko Rose te Borusia Menhengladbah por edhe në postet e tjera drejtuesve.

Frankfurt është në kërkim të një drejtori të ri sportiv dhe shikon te Tare njeriun ideal për t’ia besuar këtë post, kjo për shkak të eksperiencës së madhe që ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka fituar te Lacio por edhe për faktin se Tare e njeh mirë gjuhën gjermane pasi si futbollist ka luajtur në Bundesliga, ndërkohë që në Gjermani ka provuar të luajë me 5 skuadra të ndryshme.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e Tares, por Ajntraht Frankfurti sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të luajë në grupet e Ligës së Kampionëve dhe shqiptari mund të tundohet për t’u larguar nga Lacio për një aventurë te re në Gjermani. (SS)

Leave a Reply