Skualifikim rekord për mbrojtësin Saviç të Atl.Madrid! UEFA nuk fal as Simeonen

Ndeshja e 1/16 së finales kundër Çelzit në kuadër të Ligës së Kampionëve i ka kushtuar shtrenjtë Atletiko Madridit.

UEFA në fakt ka dënuar “jorganxhinjët” dhe në veçanti mbrojtësin Stefan Saviç dhe trajnerin Diego Pablo Simeone.

I pari, i përjashtuar në ndeshjen kundër londinezëve, u skualifikua për katër ndeshje si fajtor për sjellje të dhunshme sportive, një gjendje e rënduar nga fjalët mosrespektuese që do t’i ishin drejtuar arbitrit pas kartonit të kuq.

Ai u përplas me futbollistin kundërshtarë, Rudiger, duke iu drejtuar me një gjuhë ofenduese, prandaj skualifikimi ishte më i rëndë nga sa pritej.

Në anën tjetër një gjobë në vlerë prej 10 mijë eurosh për teknikun Pablo Simeone, për shkak të vonesës për t’u kthyer në fushë në pjesën e dytë. Këtë vlerë parash strategu argjentinas do të duhet ta paguaj në një afat prej 90 ditësh, ndërsa gjithashtu me një vlerë prej 14 mijë eurosh është dënuar edhe vetë klubi spanjoll, për “sjellje të papërshtatshme të ekipit”.

Leave a Reply