Statistikat e frikshme, Çelzi është makth i Real Madridit!

Reali i Madridit do të përballet me Çelzin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Ekipi i Zinedin Zidane shihet si i favorizuar në këtë ndeshje, edhe pse statistikat nuk pohojnë diçka të tillë.

Në përballjet direkte, Çelzi është i vetmi ekip në historinë e Realit që nuk ka pësuar humbje në 3 apo më shumë ndeshje ndaj “Mbretërve”. Në 3 sfidat e luajtura mes tyre, Real Madrid numëron 2 humbje dhe 1 barazim.

Këto ndeshje janë luajtur në turne zyrtarë dhe nuk bëhet fjalë për miqësoret. Ekipet nuk janë përballur asnjëherë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, një kompeticion ky shumë i dëshiruar për Realin, ashtu që muzika mund të ndryshojë mbrëmjen e 28 prillit, kur do të luhet edhe akti i parë i gjysmëfinales.

Sfida e parë do të zhvillohet në Madrid, ndërsa ajo e kthimit në “Stemford Brixh” me datë 4 maj.

Leave a Reply