Pulishiç me një gol thyen dy rekorde (VIDEO)

Kristian Pulishiç pa dyshim se sonte ishte një ndër futbollistët më të mirë në rradhët e Çelzit, skuadër kjo barazoi 1:1 përballë Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Ish futbollisti i Borusia Dortmundit me golin e shënuar në minutën e 14-të bëhet amerikani i parë që shënon në një ndeshje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa njëkohësisht ai me vetëm 22 vjet e 217 ditë bëhet futbollisti më i ri i Çelzit që shënon në këtë fazë të Ligës më prestigjioze Europiane.

Leave a Reply