Perla e Armend Alimit që do konkurrojë për golin e vitit (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës vazhdon të shkëlqejë këtë edicion në elitën e futbollit vendor, teksa sot me epitetin e kampionit të konfirmuar mundi Rabotniçkin me rezultatin 5:3, njofton “infOSport.mk”.

Plotë 8 gola, secili më i bukur se tjetri, megjithatë njëri prej tyre ishte edhe goli i vitit ndoshta. Autorë i këtij super goli ishte Armend Alimi, i cili në minutën e 86-të nga gjuajtja e lirë bombardoi portën e Riste Jankov.

Vërtetë një ekzekutim perfekt nga ana e mesfushorit kumanovar, që habiti madje edhe bashkëlojtarin e tij Kamer Qaka, i cili në ato momente mbante kokën më duar.

Leave a Reply