Valencia shkarkoi trajnerin Garsia

Disfata e fundit 2:3 përballë Barcelonës i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të Valencias, Havier Garsia. Vendin e tij në mënyrë të përkohshme do ta zë, Salvador Gonzalez.

Klubi i Valencias e ka falënderuar Garsian për kontributin e tij në skuadër.

“Klubi dëshiron ta falënderojë publikisht atë për punën e tij dhe përkushtimin gjatë kohës si trajner i skuadrës dhe i uron shumë sukses për të ardhmen. Salvador Gonzalez ‘Voro’ do ta marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës”, – ka shkruar Valencia në faqen zyrtare.

Pas 34 xhirove, Valencia si asnjëherë më parë ndodhet në pozitën e 14-të me 36 pikë, ashtu që në këto 4 xhirot e fundit me trajnerin e ti do të tentojë të sigurojë mbijetesën.

Leave a Reply